E mërkurë, 7 Tetor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

“Babi të do më shumë sesa mund ta përshkruajnë fjalët”, urimi i Xhakës në 7-vjetorin e lindjes së vajzës

Granit Xhaka ka ndarë një mesazh tepër të ndjerë në rrjetet sociale me rastin e 7-vjetorit të lindjes së vajzës së tij.

Kapiteni shqiptar ka kujtuar emocionet e ditës kur u bë baba për herë të parë, duke theksuar se ardhja e vajzës në jetë ndryshoi gjithçka për familjen e tij.

Reklamë

“Sot mbush 7 vjeç. Shtatë vite… dhe mezi e besoj se sa shpejt ka kaluar koha. Ti je fëmija i parë në familjen tonë. Me ty filloi një jetë krejt e re për ne. Ti na bëre prindër dhe na tregove se çfarë do të thotë dashuri pa kushte”, shkruan Xhaka.

Mesfushori shqiptar rrëfen se nuk do ta harrojë kurrë momentin kur e mbajti për herë të parë në krahë.

Reklamë

“Që nga ajo ditë, ti e ke bërë jetën tonë më të ndritshme, më të bukur dhe më të plotë. Je një motër e madhe e mrekullueshme, një vajzë e jashtëzakonshme dhe një njeri shumë i veçantë.”

Xhaka shprehet pafundësisht krenar për të bijën, për zemrën e saj, buzëqeshjen dhe forcën që tregon çdo ditë.

“Pavarësisht se sa e madhe do të bëhesh dhe ku do të të çojë rruga jote një ditë, për mua do të mbetesh gjithmonë vajza ime e vogël”, shkruan ai me emocion.

Në fund, Xhaka i uron vajzës së tij që të jetë gjithmonë e lumtur dhe të ndjekë ëndrrat e saj.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.