Një sasi tritoli shpërtheu mbrëmjen e të dielës në një hotel në Sarandë.

 

Ngjarja ndodhi rreth orës 21:45 minuta në lagjen numër një të qytetit bregdetar.

 

Lënda eksplozive u vendos në katin e parë të objektit në pronësi të Nevruz Yzeirit, djalit të Pajtim Yzeirit që u ekzekutua mizorisht në vitin 2001 në spanjë.

 

Nga shpërthimi pati vetëm dëme materiale. Ende nuk dihet shkaku i kësaj ngjarje, ndërsa policia sekuestroi kamerat e sigurisë me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *