Kryetari i Gjykatës së Vlorës, Skënder Haluci ka reaguar menjëherë pas tritolit të vendosur në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune në makinën e prokurorit Albert Kuliçi.

 

Haluci në reagimin e tij për mediat është shprehur se ky është një akt burracakësh për shkak të profesionit si prokuror të Kuliçit ndërkohë vetë ai deklaron se nuk ndihet i kërcënuar.

 

“Ka lidhje vetëm me ushtrimin e profesionit dhe kjo është një vepër e shëmtuar burracakësh dhe frikacakësh. Por gjyqtarët dhe prokurorët do të përgjgijen në seanca vetëm me vendime publike. Unë vetë nuk ndihem asnjëherë i kërcënuar dhe e bëj detyrën për t’i shërbyer qytetarëve. I bëj thirrje Prokurorisë dhe Gjykatës që të ushtrojë detyrën vetëm për të zbatuar ligjin. Ka disa raste kur po goditet Gjyqësori, jo vetëm me tritol por edhe me baltë. Kuliçi është një ndër prokurorët më të mirë të Republikës së Shqipërisë, profesionalisht dhe të gjitha pikëpamjet. Janë mbi 4 milion euro të sekuestruara nga 6 dhjetori në masat provizore dhe është e vetmja pistë e profesionit dhe ushtrimit të detyrës së prokurorit. Për pistat e tjera duhet të merren organet ligjzbatuese, kam besim tek drejtësia dhe prokuroria”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *