Subscribe

Dy shpërthime me tritol u shënuan orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje në vend.

Ngjarja e parë ndodhi në fshatin Balldre në Lezhë pak pas mesnate , ndërsa lënda plasëse iu vendos banesës së gazetarit Elidon Ndreka.

Si rrjedhojë e eksplozionit të fuqishëm u shënuan vetëm dëme materiale. Gazetari Elidon Ndreka tregon se gjatë momentit të shpërthimit ishte në gjumë së bashku me familjarët e tij, ndërsa mohon që të ketë konflikte.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen. Nga kqyrja e kamerave të sigurisë dyshohet se lënda plasëse është vendosur nga një person i maskuar i cili ka zbritur nga një veturë, e më pas është larguar me shpejtësi.

Ndërkohë pak orë më vonë një tjetër shpërthim me tritol u regjistrua në lagjen “10 korriku” në Vlorë.

Lënda plasëse u vendos në pjesën e jashtme të murrit rrethues të banesës së Tahsim Banushit. Nga shpërthimi u shënuan vetëm dëme materiale.

Ende nuk dihet shkaku i kësaj ngjarje, ndërsa i moshuari ka deklaruar se nuk ka konflikte me persona të tjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *