Një sasi e vogël tritoli ka shpërthyer në Lushnjë mëngjesin e kësaj të marte. Ngjarja ndodhi në katin e parë të një pallati, në afërsi të banesës së Klea Gjatës, e njohur si e ish e dashura e Laert Haxhiut.
Nga shpërthimi është dëmtuar veshja prej polisteroli e pallatit parafabrikat, si dhe është shkëputur tubi i ujërave kulllues të shiut dhe janë thyer xhamat e dritares se katit të dyte të banesës.
Pistat e policisë janë përqendruar tek lidhja me Laert Haxhiun, por nuk përjashtohet as pista e inskenimit, pasi e reja mund të ketë stisur ngjarjen për të kërkuar azil.
Laert Haxhiu shtë i dënuar me burgim të përjetshëm për masakrën e Lushnjës, ndërsa ka drejtuar një organizatë kriminale përgjegjëse për një seri krimesh të rënda.





