Gjykata e Sarandës ka caktuar pak minuta më parë masën e sigurisë “Arrest në burg” për 36-vjeçarin Sotir Çabiri të dyshuar si autor të shpërthimit me eksploziv të hotel “Bizanti” në orët e para të mëngjesit të hënës.

 

Para trupit gjykues, Çabiri ka vazhduar të mbajë qëndrim mohues duke u shprehur se ndodhej në hotel për të marë diçka që kishte harruar pasi po atë ditë do te shkonte ne Angli, ndaj dhe ishte filmuar duke dalë nga objekti 3 minuta para shpërthimit.

 

Mëgjithatë Gjykata, edhe pse ende nuk ka prova të plota dhe bindëse për autorësinë, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg”. Çabiri pritet të transferohet drejt Burgut të Bënçës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *