Subscribe

A do të jetë e sigurtë vaksina që pritet të vijë në Shqipëri?

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, epidemiologu i njohur pranë ISHP-së, ka deklaruar se në Shqipëri gjithmonë kanë ardhur vaksina të sigurta dhe kështu do jetë gjithmonë.

Tritan Shehu: Në Shqipëri nuk mund të vijë një vaksinë, që nuk është certifikuar. Nuk mund të vijnë në Shqipëri, siç shkojnë në Kongo, apo Ugandë.

Dritan Ulqinaku: Është hera e parë që unë them që ndahehn në shëndetësi vendet afrikane dhe vendet e fuqishme. Cfarë do të thotë ajo vaksinë që shkon në Afrikë? Që nuk është e sigurtë? Që ato fëmijë, pleq do vdesin? Nuk ka ardhur asnjëherë vaksinë e pasigurtë këtu. Gjithmonë do vijë një vaksinë e sigurtë. COVAX-I çfarë është? Një mundësi, për të pasur lobim për vaksinat.

Kryeministri Rama, për çfarë shkoi në Amerikë? Pë të pasur një akses plus.

Nuk jemi si Franca apo Amerika. Jmei një vend I vogël. Duhet të bëjmë pjesë bashkë me vendet e tjera për të lobuar, por nuk I kemi në pronën tonë, as Pfizerin, as Modernën, as Oksfordin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *