Subscribe

Kryeministri i vendit Edi Rama është nisur drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për tu takuar me prodhuesit e vaksinës Anti-Covid.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Rama me anë të një postimi në Tëitter ku shkruan se s’do lëmë gur pa luajtur që vaksina të fillojë të vijë sa më parë në Shqipëri.

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu është shprehur se kryeministri atje ka shkuar bosh, pasi kontratat nga vendet e tjera janë mbyllur që në Shtator. Sipas tij, kontratat do të duheshin mbyllur me prodhuesit dhe jo COVAX-in.

“Me një trastë në kurriz. Pse, kështu zgjidhet vaksina? Kontratat janë mbyllur që në Shtator, janë firmosur. Ne e kemi ngritur që në Shtator këtë çështje. Shpejt të firmosi kontratat me prodhuesit, jo me COVAX-in. COVAX-i është një institucion, një strukturë e OBSH-së, e cila është për të balancuar shpërndarjen e vaksinave për vendet e pazhvilluara, që përmbushin në tërësi standartet afrikane”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *