Ish-deputeti i PD, Tritan Shehu akuzoi qeverinë “Rama” se po gënjen qytetarët me projektet që shfaq për ndërtimin e rrugëve. Shehu ju referua këtu rrugës Kardhiq-Delvinë.

Demokrati u shpreh në rrjetet sociale se punimet e kësaj rruge janë inspektuar disa herë dhe se kreu i qeverisë vetëm ka gënjyer. Tritan Shehu premtoi ndryshim kur të ndodhë rotacioni politik.

“Rama diskriminon e tenton të mashtrojë gjirokastritët e qarkun! Gjirokastra, Tepelena, Memaliaj, Këlcyra, Përmeti, Libohova e Dropulli jo vetëm që janë zvogëluar me dyfishin si popullësi, por janë edhe në një gjendje të rëndë ekonomike, punësimi, infrastrukturale, institucionesh sociale e shëndetësore, pa investime, etj., shkak këto të braktisjes masive, gjë që e theksoi sot edhe INSTAT. Për të disatën herë e pamë sot Ramën duke inspektuar punimet në rrugën Kardhiq-Delvinë në 7 vite qeverisje? Sa herë duhej të ishte mbaruar ajo pjesë e mbetur që më 2013-tën e sa herë ai ka deklaruar përfundimin e saj në pak kohë?! Fatmirësisht tani ka ardhur fundi i kalvarit edhe për qarkun e Gjirokastrës, shpejt fillon ndryshimi.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *