Subscribe

Qeveria ka gati tri skema të reja për të ulur papunësinë e krijuar nga pandemia e COVID-19.

Të gjithë individët që kanë dalë të papunë nga data 10 mars e deri më 23 qershor, mund të aplikojnë online në zyrat e punës.

Me kushtin që biznesi t’i rikthejë në punë, qeveria do të konpensojë pagat për disa muaj.

Skema e parë ka një afat 4 mujor. Ministrja e Financave, Anila Denaj shpjegon për “Vizion Plus” se si do të funskionojnë skemat.

“Kush punëson për një afat kohe prej katër muajsh, qeveria do të paguajë dy muaj paga për punëtorët, në masën që parashikon ligji për pagën minimale, si dhe do të paguajë kontributet e punëdhënsit. Skema e dytë parashikon një afat kohor prej 8 muajsh, në të cilën qeveria paguan 4 muaj paga dhe sigurime. Ndërsa sa i përket skemës së tretë me një afat kohor prej 12 muajsh, do të paguhen vetëm sigurimet shoqerore dhe shëndetësore për gjatë një viti me kushtin që personat të rikthehen në punë. Në këtë skemë të tretë në synojmë të bëjmë pjesë të skemës të gjithë ata që ishin të pasiguruar, pra kategorinë e punëtorëve në të zezë. Në këto skema mund të aplikojë kushdo me qëllim përfitimin.”

Pas garancive sovrane, këto skema janë mbështjetja e drejtpërdrejtë e qeverisë për biznesin me qëllim rimëkëmbjen dhe kalimin e kësaj periudhe të vështirë ekonomike. Nga ky program biznesi do të përfitojë vetëm një herë.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *