E mërkurë, 7 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Treni del nga shinat në Meksikë, 13 të vdekur dhe rreth 100 të plagosur

Autoritetet meksikane njoftuan të dielën se të paktën 13 persona humbën jetën pasi një tren pasagjerësh doli nga shinat në shtetin jugor Oaxaca.

Sipas Marinës së Meksikës, treni transportonte rreth 250 persona, përfshirë një ekuipazh prej nëntë anëtarësh dhe 241 pasagjerë. Nga të gjithë udhëtarët, 193 raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Reklamë

Në total, 98 persona u plagosën nga aksidenti, ndërsa 36 prej tyre po marrin trajtim mjekësor në spital. Linja hekurudhore lidh Gjirin e Meksikës me Oqeanin Paqësor dhe përdoret si për transport mallrash ashtu edhe pasagjerësh. Ajo u inaugurua në vitin 2023 dhe konsiderohet një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore të qeverisë së ish-presidentit Andrés Manuel López Obrador, me synim zhvillimin ekonomik të juglindjes së vendit.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë