Subscribe

Ekonomia ka shenja të qarta rikuperimi, por tregu i punës ende nuk po i rikthehet  normalitetit të para pandemisë. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Genti Sejko, duke iu referuar të dhënave të INSTAT tha se edhe tre mujori i parë i këtij viti shënoi rritje të papunësisë, një dëshmi se efektet e pandemisë mbeten ende prezent tek sektori privat, që mban edhe peshën më të madhe të punësimit

 

“Përmirësimi i situatës ekonomikë nuk është pasqyruar ende plotësisht në tregun e punës. Sipas INSTAT punësimi shënoi rënie vjetore me 2.6% në tremujorin e parë, ndërsa norma e papunësisë  arriti në 11.9%. Këta tregues konfirmojnë se ekonomia është ende larg normalizimit të plotë dhe ky proces kërkon politika simuluese.”

 

Paralelisht edhe inflacioni mbetet nën potencial dhe larg objektivit të Bankës Qendrore, por, sipas guvernatorit, analizat tregojnë se ndryshe nga krizat e tjera, këtë herë do të përballemi me një situatë inflacioniste më shpejt se pritshmëritë.

 

“Ne mendojnë se do ta arrijmë nivelin e inflacionit brenda vitit 2022. Por mund t’ju them se ka analiza ndërkombëtare që mund të arrijnë një situatë inflacionistë me shpejt nga sa e kishim menduar. Ne jeni nën potencial dhe dua ta stimulojmë rritjen për të ndezur ekonominë.”

 

3-mujori i parë i këtij viti shënoi një rritje ekonomike prej 5.5%, por sipas guvernatorit ka sinjale se në tremujorin e dytë, norma e rritjes do të jetë edhe më e lartë. Ndërsa në pritshmëri të Bankës Qendrore është se në dy vitit në vijim ekonomia do të rritet me ritme të shpejta.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *