Subscribe

Bizneset e vogla ulen sot qepenat per 60 minuta ne shenje proteste kundër vendosjes se TVSH. Ne tregjet me te mëdha te kryeqytetit ata iu përgjigjen thirrjes se shoqatave te biznesit dhe opozitës duke ndërprere punën nga ora 11.00 deri ne orën 12.00.

 

Deputetet e opozitës ishin pjese e këtij aksioni duke i dale ne krah biznesit te vogël e duke premtuar se kur PD te drejtoje vendin pragu i TVSH do te vendoset per bizneset qe e kane xhiron vjetore 120 milionë leke.

 

Por thirrjes per te ulur qepenat nuk iu përgjigjen te gjitha bizneset; nje pjese e tyre vazhduan aktivitetin si çdo dite te javës, duke iu shmangur edhe komenteve para kamerave.

 

Protesta e bizneseve ishte e qete dhe pa incidente edhe pse nuk munguan momentet e tensionit.

 

Ndërsa lideri i opozitës Lulzim Basha ne nje postim ne rrjetet sociale, ndërsa mbështeti protestën, theksoi se futja e biznesit të vogël në skemën e TVSH është goditje që i bëhet ekonomisë se vendit.

 

Sipërmarrësit e vegjël treguan sot në mbarë vendin se ata nuk do të heshtin para arbitraritetit, nuk do të lejojnë që bizneset dhe mundi i tyre të grabitet nga Edi Rama dhe klientët e tij.

 

Partia Demokratike premton qe kur te vije ne pushtet TVSH do te vendoset per ato biznese qe e kane xhiron vjetore 12 milionë leke nga 2 milionë leke qe është aktualisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *