Subscribe

Kane kaluar 3 vjet nga miratimi me unanimitet i ndryshimeve kushtetuese ne kuadër te reformes ne drejtësi. Por 22 korriku mbeti i vetmi moment qe bashkoi te gjithë krahët e politikes per kete reforme. Te hënën parlamenti do te organizoje nje ceremoni per reformën ne drejtësi, ku do te prezantohen dy botime per debatin kushtetues te 3 viteve me pare; por opozita nuk do te jete.

 

Përfaqësuesit e PD dhe LSI qe ne vitin 2016 kane qene anëtare te komisionit te posaçëm per reformën ne drejtësi nuk jane përfshire tek lista e personaliteteve qe do te flasin, por jane ftuar per te qene pjese e ceremonisë. Por mësohet se opozita nuk do te shkoje.

 

Te dy kampet politike me kalimin e viteve janë ndare gjithnjë e me shume ne qëndrimin ndaj reformës ne drejtësi. Opozita ka akuzuar vazhdimisht kryeministrin Edi Rama se miratoi ligjet pa konsensus e po përpiqet te kape drejtesine e re, ndërkohë qe vendit i eshte bere nje dem i madh per shkak te asgjësimit te Gjykatës Kushtetuese dhe asaj te Larte. Tonet me te ashpra ne këtë beteje i ka pasur presidenti i republikës Ilir Meta, i cili tashme e cilëson Ramaforme. Ne kampin tjeter mazhoranca vazhdon te mbroje reformën edhe pse pranon se shkarkimet per shkak te vetingut kane krijuar nje boshllëk e institucionet e reja te drejtësisë ende nuk jane ngritur.

 

3 vjet pas ndryshimit rrënjësor te kushtetutës, produkti me i prekshëm i reformës eshte vetingu, i cili ka shkarkuar dhjetëra gjyqtare e prokurore, ndërkohe qe jane funksionale Këshilli i Larte Gjyqësor e ai i Prokurorisë.

 

Por nga ana tjeter Gjykata Kushtetuese eshte jashte funksionit me vetem nje anetar, gjykata e larte po ashtu me vetem dy anëtare, SPAK-u ende nuk eshte ngritur, prokurori i përgjithshëm nuk eshte zgjedhur dhe vendi nuk ka nje inspektor te larte te drejtësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *