E hënë, 16 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Tre viktima nga zjarri në biznesin kinez në Milano, dyshime se ishte i qëllimshëm

Tre të vdekur janë shkaktuar nga zjarri që shpërtheu në një magazinë me produkte kineze në Milano. Tre të rinj kinezë të moshës 19, 17 dhe 24 vjeç janë gjetur të vdekur.

Zjarrfikësit bënë përpjekje të vazhdueshme deri në mëngjes për të shuar zjarrin, ndërsa policia dhe prokuroria e kryeqytetit italian nisën hetimet.

Sipas mediave, zjarri mund të jetë i qëllimshëm, pasi siç raportohet, pronarët e ndërmarrjes tregtare kishin marrë kërcënime së fundmi./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë