Ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj është thirrur sot për t’u marrë në pyetje nga Komisioni Hetimor për Inceneratorët.

 

Ahmetaj nënvizoi 3 të pavërteta që sipas tij janë lakuar në këtë komision.

 

Mes të tjerash Ahmetaj, shprehu gatishmërinë e tij se ishte i hapur që t’ju përgjigjen pyetjeve të komisionit deri në 6 të mëngjesit nëse do të ishte nevoja.

 

 

Ahmetaj: Sqaruam një të pavërtetë. E parë është se kishte dy vendime. Por ka një vendim. E thatë tani (I drejtohet Tabakut). E dyta; një e pavërtetë tjetër është se ‘Ministria e Financave se ka aprovuar’. Ministria e Financave ka dhënë dakordësi të plotë për financimin në fund të 2014-ës. Kjo ka qenë e pavërtetë se ka dalë në publik se; aty s’ka qenë e aprovuar nga MF-ja. Janë 184 kontrata të bëra në periudhën 2005-2013. Kam një kontratë këtu që është HEC-i i Ashtës.

 

Tabaku: Dua këtë çështje këtu!

 

Ahmetaj: Po do rri deri në 6 të mëngjesit, deri sa të doni ju. Do bëjmë debate të pafundme. Unë jam anëtar i qeverisë dhe ti anëtare e opozitës. Dua një shembull koncensioni.

 

Tabaku: Se dua. Unë dua që të vazhdojmë këtu

 

Ahmetaj: Do na vlejë, është çështje interesante.

 

Tabaku: S’ka interes me këtë komision

 

Ahmetaj: Ka shumë. Shikoni pak koncensionin e Ashtës, ka marrë 77 mln euro nga buxheti i Shtetit. Po ky HEC pse ka marrë? Se ka punuar. Po pastrimi i Elbasanit, i Fierit? I Tiranës? A kanë punuar? Po! Është koncension tipik, ndaj e solla për t’iu paraprirë dhe unë. Ne do e bëjmë debatin për Shqipërinë. Këtu doli që edhe në momentin që një muaj para se të ikte, ish-ministri ka dhënë një ‘ok’ për bunsin e Fierit. E pavërteta e tretë; ‘430 mln euro’.

 

Tabaku: Dua të fokusohem në lidhje me procedurën e inveneratorit të Tiranës. Ju thoni se sipas kompetencave që ju jep ligji, keni qenë ministër i Financave në atë periudhë kur u miratua kontrata koncensionare dhe keni dhënë mendim për këtë kontratë. Cili është mendimi juaj për këtë kontratë?

 

Ahmetaj: Siç u diskutua edhe këtu, dhe më vjen mirë që u artikulua partë se MF është autoritet fiskal dhe jo kontraktor. Sa i përket koncesioni të Tiranës, ai ka disa pika dhe letërkëmbime që i keni. Ato i referohen kërkesave kontraktore, duke iu referuar zbatimit normal të fizibilitetit, që është neni 19 dhe neni 42 te ligji i PPP-ve, ku thuhet se Ministria e Financave i referohet qëndrueshmërisë fiskale. Çdo të thotë kjo? Sa e mban në atë vit të paracaktuar në bazë të PPA-së në raport me borxhin dhe në këtë kufizim që unë e kam nisur si Ministër, ku i vura dhe më ka mbështetur qeveria dhe parlamente, 5% të të ardhurave tatimore vitit paraardhës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *