E hënë, 16 Nëntor 2026 Film TV deri në 03:00 Në vijim ora 03:00: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Tre shqiptarë në fushë dhe një në stol, Rubin Kazan zhgënjen në shtëpi

Me tre shqiptarë në fushë dhe një në stol, Rubin Kazan ka zhgënjyer tifozët mbrëmjen e sotme, duke u mposhtur në shtëpi me rezultatin 0-2 nga Krylyla Sovetov.

Mirlind Daku u hodh në fushë që në minutën e parë, por nuk mundi të linte gjurmë, ndërkohë që nga stoli u aktivizuan Mirlind Çuni dhe mesfushori me origjinë shqiptare, Veldin Hodza (Hoxha), të cilët bënë debutimin me skuadrën ruse.

Vlen të theksohet fakti se stol gjithashtu ndodhej edhe futbollisti tjetër me origjinë shqiptare, Dardan Shabanhaxhaj, për të cilin nuk pati minuta.

Vazhdo të lexosh

Reklamë