Subscribe

Autoritetet kosovare vijojnë hetimet mbi sulmin me armë që tronditi fshatin Gllogjan të komunës së Deçanit, mbrëmjen e së premtes. Rreth orës 19:00 një autobus që transportonte nxënës të një gjimnazi nga Gjakova për në Deçan u qëllua me kallashnikov.

Tre persona mbetën të vdekur. Ledion Hamzaj, 16 vjeç, Gentiana Mustafaj, 17 vjeç si dhe shoferi i autobusit Gani Gjokaj. Një nxënës tjetër është plagosur, por gjendet jashtë rrezikut për jetën. Nga spitali i Pejës ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor, ai është shprehur se ka parë një person të maskuar, i cili ka qëlluar me breshëri drejt autobusit.

Sipas policisë, në mjet gjendeshin 8 persona.

 

FADIL GASHI
ZËDHËNËS I POLICISË, PEJË

“8 persona kanë qënë, autobusi qarkullonte nga Gjakova për në Deccan, dhe në fshatin Gllogjan mirëpo nxënësit e tjerë kanë zbritur nëpër fshatra të tjerë. Për momentin ende nuk dihen shkaqet, poicia është në kërkim të të dyshuarve. Një person në spitalin rajonal është jashtë rrezikut për jetën.”

 

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka deklaruar se nuk ka ende asnjë të dhënë konkrete mbi shkaqet e sulmit tronditës. Autori është arratisur, por dyshohet se nuk ka vepruar i vetëm.

 

SAMEDIN MEHEMETI
DREJTOR I PERGJITHSHEM I POLICISE
“Aktalusht kemi dy – tri pista në të cilat jemi duke punuar. Nuk mund të jap detaje, sepse ekipet janë duke punuar dhe ende jemi në fazë fillestare. Kjo do të thotë që jemi në dy ose tri drejtime të caktuara por ende është shumë herët me dhënë detaje”.

 

Mehmeti po ashtu ka konfirmuar se arma e përdorur dyshohet të jetë Kallashnikov.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *