Tre motra janë vetëvrarë në distancë disa orëshë duke tronditur të gjithë zonën e Carmagnolës në Torino.

Një ngjarje shokuese për nga numri I viktimave por edhe nga rrethanat.

Vdekje te paralajmeruara thonë mediat italiane, duke rikthyer dhe lexuar me vëmendje historine e tre mediave.

Arsyet që cuan drejt vetëflijimit tre motrat lidhen me probleme pronesie të cilat ato I kishin cuar në gjyqin me vëllain e tyre.

Piera, Valeria dhe Gabriella Ferrero në letren  e lënë pas vetevrasjes shkruajnë se gjithcka është për faj të tre avokateve që kishin marrë ne proceset gjyqësore ndaj vëllait të tij. Mirëpo mesa duket sic pretendojnë motrat në letren pas vdekjes, avokatët e tyre I kishin “tradhëtuar” dhe kishin ndihmuar vëllain në proceset gjyqësore. Të lodhura nga gjyqet që nuk mbaronin kurrë, motrat 54, 67 dhe 68 vjece tentuan edhe në vitin 2015 ti jepnin fund jetës, por në atë rast ndërhyrja e policeve kishte shmangur tragjedinë.

Mirëpo këtë herë nuk ka pasur kush më ti shpëtoje. Pas një vendimi të fundit të Gjykatës së Lartë pak ditë më parë për ti konfiskuar edhe disa mobilje në shtëpi,  Gabriela 54 vjece dhe Valeria 67 vjece u gjeten të varura ndërsa pak më vonë Piera u gjet e pajete ne ballkonin e banesës së saj. Banorët e zonës ku jetonin motrat në shtëpi të ndara, treguan për mediat italiane se prej vitesh motrat ishin ftohur shumë edhe me fqinjet dhe banorët e tjerë. Mesa duket motrat, ishin ndjere të tradhëtuara jo vetëm nga vëllai I tyre, avokatet dhe gjyqtarët, por edhe nga njerezit që I rrethonin. Dhe zgjodhen një mënyrë për të ikur përgjithmonë…

Burimi: TgCom

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *