Tre të rinj, mes të cilëve edhe një i mitur janë arrestuar në flagrancë pak pasi vodhen një dyqan ushqimor në qytetin e Kavajës.

 

 

Tre personat e arrestuar në flagrancë janë:

 

– A. B., 18 vjeç, banues në Durrës;
– A. A., 17 vjeç, banues në Durrës;
– E. Xh., 15 vjeç, banues në Durrës.

 

Tre grabitësit më lagjen Nr. 1, në Kavajë, pasi kanë hapur forcërisht me anë të thyerjes derën e dyqanit ushqimor të shtetasit B. T., kanë hyrë brenda dhe kanë vjedhur një sasi lekësh.

 

Policia shkoi shpejt në vendngjarje duke bërë të mundjen kapjen e tre autoreve të cilët po tentonin të largoheshin.

 

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale shuma e lekëve të vjedhura në dyqanin ushqimor të shtetasit B. T., një pistoletë zhurmuese dhe sendet e përdorura nga autorët për vjedhjen me thyerje të dyqanit.

Në vijim të veprimeve të para hetimore dyshohet se këta shtetas janë autorë edhe të vjedhjes së dy banesave ndodhur gjatë muajit shtator në Kavajë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *