Tre burra kanë pirë dezinfektat pas pyetjes të presidentit Donald Trump nëse ka ndonjë mundësi që ai të mund të “injektohet” nga brenda për të luftuar koronavirusin.

Teksa Trump pretendoi se deklaratat e tij ishin sarkazëm, duket se tre persona nuk e kanë menduar njësoj.

Drejtori i Qendrës “Poison” në Georgia, Gaylord Lopez raportoi se dy burra kishin pirë produkte pastrimi gjatë fundjavës.

Ai tha se të dy burrat, të cilët kishin probleme me shëndetin mendor, pritet të shërohen.

Një oficer shëndetësor në Kansas raportoi një rast të ngjashëm të një personi të paidentifikuar që kishte konsumuar dezinfektant për shkak të “këshillave”.

Javën e kaluar Donald Trump tha se shkencëtarët duhet të eksplorojnë dhe të gjejnë një mënyrë sesi mund të injektohet dezinfektanti në trupin e atyre që janë të infektuar me koronavirus, për tu shëruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *