E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 02:10 Në vijim ora 02:10: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Tre avionë ushtarakë F16, stërvitje në qiellin shqiptar

Në kuadër të realizimit të misionit të Policimit Ajror, në Hapësirën Ajrore të Republikës së Shqipërisë, u zhvillua këtë të martë fluturimi  stërvitor “Tango Scramble”, me tre avionë ushtarakë Tip F16.

 

Fluturimi u krye në bashkëpunim  me CAOC – Torrejon, Spanjë nga pala greke.

 

Reklamë

Qëllimi i kësaj stërvitje ishte standartizimi i veprimeve luftarake të formacioneve fluturuese për zgjidhjen e situatave të ndryshme sipas skenarëve të paracaktuar.

 

Forca Ajrore nëpërmjet Qendrës së Kontroll  Raportimit realizoi koordinimin me strukturat e NATO-s, nëpërmjet bashkëpunimit me CAOC – Torrejon, Spanjë, me Albcontrol dhe me palën pjesëmarrëse në këtë stërvitje.

Vazhdo të lexosh

Reklamë