Mjekët në një spital në Kaliforni thonë se ata po shohin më shumë vdekje nga vetëvrasja sesa nga koronavirusi.

Mjekët në Qendrën Mjekësore John Muir në Ëalnut Creek në afërsi të San Francisko kanë dëshmuar një shtim të rasteve të vrasjes së vetes gjatë ditëve të izolimit.

Shefi i traumës, Dr Mike deBoisblanc, beson se kufizimet e bllokimit duhet të marrin fund për shkak të ndikimit që kanë në shëndetin mendor.

“Personalisht mendoj se është koha për të dalë nga izolimi. Asnjëherë nuk kemi parë numra si këto, në një periudhë kaq të shkurtër kohore. Dua të them se përpjekjet për vetëvrasje në katër javët e fundit kanë qenë thuajse në të njëjtat shifra me ato të një viti.”

Ndërsa infermierja Kacey Hansen thotë se ata që tentojnë të dëmtojnë veten kanë nevojë për ndihmë pasi janë stresuar nga izolimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *