Ish presidenti Bujar Nishani u ka bërë thirrje deputetëve të opozitës parlamentare të paraqesin menjëherë iniciativën ligjore për heqjen e Traut dhe Taksës Rrugën e Kombit.

Ai thekson se trau dhe taksa synon të frenojë sa më shumë të mundet qarkullimin e lirë të shqiptarëve. Sipas Nishanit, Ky akt i qeverisë së Ramës u blindua nga një lojë hilanjose dhe kompromentuese e opozitës së Bashës.

Vendosja e Traut dhe Taksës në Rrugën e Kombit ishte dhe mbetet jo vetëm një prej akteve më korruptive dhe vendimeve në errësirë, por edhe një akt antikombëtar.
Trau dhe Taksa shqiptarofobe synon të frenojë sa më shumë të mundet qarkullimin e lirë të shqiptarëve, komunikimin e tyre ndër vedi.
Ky akt korruptiv dhe antishqiptar i qeverisë së E. Ramës u blindua nga një lojë hilanjose dhe kompromentuese e opozitës së L. Bashës.
Ju bëj thirrje sot deputetëve të opozitës në Parlament të paraqesin menjëherë iniciativën ligjore për heqjen e Traut dhe Taksës Antishqiptare në Rrugën e Kombit.
Deputetët e opozitës të kushtëzojnë çdo përfshirje të tyre në legjislacionin e mëtejshëm, me këtë çështje madhore në interes të ekonomisë, lirisë dhe kombëtare të shqiptarëve !”, shkruan Nishani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *