Katër persona janë në pranga, pasi akuzohen se trafikonin lëndë narkotike nga liqeni i Pogradecit drejt Maqedonisë së Veriut. Policia njofton se ka sekuestruar 26 kilogramë lëndë narkotike kanabis, si dhe varkën e peshkimit me të cilën kryhej transporti.

 

Katër të arrestuarit transportonin lëndën narotike nga fshati Lin drejt Maqedonisë së Veriut kundrejt pagesës 500 euro/kg lëndë narkotike. Ardian Toska; Aurel Toska (punonjës pranë Qendrës së rritjes së Rasatit të Koranit); Roni Sulollari dhe Tane Bllazhe (punonjës pranë Qendrës së rritjes së Rasatit të Koranit) janë të arrestuarit.

 

Ata siguronin lëndën narkotike që do të trafikohej dhe e magazinonin atë buzë liqenit, në fshatin Lin, Pogradec.

 

Gjithashtu policia ka sekuestruar 2 automjete dhe 4 celularë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *