Subscribe

Dy persona janë vënë në pranga nga policia e Tiranës, pasi transportuar me autobusë të linjës Pogradec-Tiranë, një armë zjarri kallashnikov.

Sipas uniformave blu arma e zjarrit do t’i shitej një tjetër personi.

Po ashtu, policia njofton se ka sekuestruar gjithashtu një bajonetë, dhe një mjet prerës thikë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të zbatimit të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se dy shtetas që udhëtonin me autobusin e linjës Pogradec-Tiranë, dyshohej se po transportonin një armë zjarri kallashnikov, me qëllim shitjen e saj në Tiranë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Udhëtarët”, njofton policia.

Policia njofton se po punon për të identifikuar të tjerë persona të përfshirë./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *