E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Transportonin 57 emigrantë kundrejt 1 mijë euro secili, pranga dy të rinjve në Pogradec

Policia e Pogradecit ka arrestuar dy persona, pasi u kapën duke transportuar 57 emigrantë të paligjshëm, ndërsa u shpall në kërkim A. O., 38 vjeç.

 

Në pranga ranë M. L., 36 vjeç dhe E. D., 28 vjeç, banues në Korçë.

 

Reklamë

Në dalje të qytetit të Pogradecit, uniformat blu kanë kapur mjetin kamion tip “Iveco”, në pronësi të shtetasit A. O., me drejtues shtetasin M. L., brenda të cilit u konstatuan 57 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit prej 1000 euro secilit, iu ishte premtuar kalimi drejt vendeve të BE-së.

 

Nga ana tjetër, E. D., kryente kontrollin e rrugës, me mjetin tip “Benz”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë