Subscribe

Në raportin e përvitshëm të publikuar sot, organizata “Transparency International” konstaton se pjesa më e madhe e botës vazhdon të dështojë në luftën kundër korrupsionit.

 

Indeksi rendit 180 shtete dhe territore sipas perceptimit të nivelit të korrupsionit në sektorin publik.

 

Shqipëria ka përparuar me 1 pikë krahasuar me vitin e kaluar. Ajo renditet në vendin e 101 nga 183 shtete.

 

Por përfaqësuesit e “Transparency International”, për Evropën dhe Azinë Qendrore shprehen se ky ndryshim i vogel konsiderohet si shenje  mosperparimi.

 

LIDIJA PROKIC

KESHILLTARE NE “TRANSPARENCY INTERNATIONAL”

 

“Shqipëria nuk është i vetmi vend në rajonin e Ballkanit Perëndimor ku po shohim këtë ngecje. Një situatë pothuajse të ngjashme kemi edhe në Mal të Zi, ndonëse atje numri i pikëve është pak më i lartë. Gjithsesi, ajo që do të doja të nënvizoja dhe që ka shumë rëndësi është se Ballkani Perëndimor si rajon dhe vendet brenda tij po tregojnë shumë pak përparim gjatë këtyre viteve. Madje edhe kur ka përparim, nëse ndodh një gjë e tillë, ai nuk është i qëndrueshëm.”

 

Ne dekadën e kaluar, Sipas Transparency International, nivelin më të lartë të korrupsionit Shqipëria e regjistroi në vitin 2013, me 31 pikë, ndërsa vlerësimin më të lartë e pati në vitin 2016 me 39 pikë.

 

Në 5 vitet e fundit, vendi ynë  nuk ka arritur ndonjë përparim duke u luhatur vazhdimisht mes 35 dhe 36 pikësh.

 

Këtë vit Shqipëria ka të njëjtin vlerësim me Serbinë, Turqinë, Ekuadorin, Kazakistanin, Panamanë, Perunë, Sri Lankën dhe Tajlandën.

 

Ndërsa Kosova ka përparuar me 2 pikë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *