E enjte, 8 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Trajleri del nga rruga, shoferi nuk shikonte dot për shkak të mjegullës

Mjegulla e dendur në aksin Librazhd-Prrenjas ka bërë që një trajler të dalë nga rruga.

 

Reklamë

Mësohet se mjeti po drejtohej nga Gëzim Hyka, i cili nuk raportohet të ketë marrë dëmtime të rënda nga aksidenti.

 

Reklamë

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Kthesat e Dragostunjës”, ku është bllokuar edhe qarkullimi i mjeteve në një anë të rrugës.

 

Forcat e policisë janë në vendngjarje për të hetuar më tej mbi shkaqet e aksidentit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë