Një 18-vjeçar dyshohet të jetë mbytur në bregdetin e Pisht Pallës në Durrës.

 

Mësohet se i riu është futur në det për të shpëtuar dy të mitur të cilët ishin duke u mbytur, por nuk ka mundur të dalë vetë.

 

Dy 15-vjeçarët janë jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që i riu tjetër nuk ka mundur të dalë.

 

“Rreth orës 13:30, në Sektor Rinia, Durrës, shtetasi A. K., rreth 18 vjeç, dyshohet se është futur në det, për të shpëtuar dy fëmijë të mitur, të cilët aktualisht ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Shtetasi A. K. nuk ka mundur të dalë në breg. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë Kufitare, të cilat po kërkojnë në det, për gjetjen e tij”, njofton policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *