Subscribe

Elvis Halilaj 50 vjeç nga Tirana, së bashku me fëmijët e tij te moshes 13 dhe 15 vjeç, humbën jetën tragjikisht këtë të dielë në plazhin e Vilë Bashtovës. Ky plazh nuk ka një kullë vrojtimi, në mënyrë që të tilla tragjedi të mund të parandalohet.

 

Ngjarja e rëndë ka tronditur pushuesit të cilët shprehet se nuk e kuptuan se viktimat kërkonin ndihmë, ndërsa rrëfejnë se nga deti i ka nxjerrë një i ri. Megjithatë në momentin që janë nxjerrë në breg, gjithçka kishte përfunduar dhe tre persona kishin humbur jetën.

 

“Ato mblidhen të gjitha, po duhet të ketë kujdes për fëmijët në plazh në ujë, nuk ka roje, as vrojtues as roje bregdetare. Edhe mund të shpëtonin nëse do të kishte roje. Ambulanca nuk hyri fare, i mori me mbulesa pasi pritën 20 minuta”, tha qytetari.

 

Plazhi I Vilëbashtovës ndodhet 50 km larg Durrësit si dhe 16 km larg rruges nacionale,  nga Gosa e Kavajës. Në vendngjarje ka ardhur një autoambulance, por ka qenë tepër vonë për të shpëtuar e tyre. Në këtë plazh sheh shumë çadra dhe shezlonge, por asnjë kullë vrojtimi  dhe vrojtues plazhi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *