Vajza 7-vjeçare e një zjarrfikësi në Miami është një nga viktimat që u gjet nën rrënojat e një godine që u shemb në Florida javën e kaluar.

 

Zjarrfikësi Enrique Arango ishte i pranishëm në momentin kur trupi i vajzës së tij të mitur, u nxor nga rrënojat, shtatë ditë pas shembjes së Kullës së Jugut Champlain.

 

“Kur i thamë se ishim afër vendit ku mund të ishte vajza e tij e dashur, atëherë ai qëndroi krah për krah me shokët e tjerë të zjarrfikësve. Ne nxorëm trupin e saj dhe i dhamë atij një shans për të thënë lamtumirë”, tha Ignatius Carroll, kreu i zjarrfikëses në Miami.

 

Numri i të vdekurve është rritur në 22, ndërkohë që 126 njerëz janë ende të listuar si të zhdukur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *