Subscribe

Babë e bir humbën jetën pas një shpërthimi të fuqishëm që ndodhi ditën e sotme në një magazinë në Lushnjë.

Roland dhe Elidon Hoxha, 55 dhe 20 vjeç, nuk mundën t’i mbijetonin plagëve të marra. Pesë persona mbetën të lënduar, mes tyre edhe deputeti socialist Bujar Çela.

Lexo edhe :

Related Posts

Ngjarja e rëndë ndodhi pasi vinçi i drejtuar nga Roland Hoxha preku telat elektrikë.

Disa orë pas tragjedisë, në vendin e ngjarjes ka mbërritur njësia anti-eksploziv për të kontrolluar zonën.

Një bombël oksigjeni ka shpërthyer në momentin e ngjarjes së rëndë, ndërsa një tjetër dyshohet se ende nuk ka shpërthyer.

Sipas burimeve vinçi ka qenë duke ngritur bombolat me oksigjen që po përdoreshin për saldim.

/vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *