Subscribe

Një djal i ri humbi jetën natën vonë mes të hënës dhe të martës në Poshnje , në aksin rrugor Lushnjë-Berat.

 

28-vjecari nga Berati që udhetonte me një mjet tip Benz, humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me një shtylle ndricimi.

 

Pas rënies në kanalin anësor të rrugës, mjeti u përfshi nga flakët.

 

Për fat të keq i riu nuk mundi të dalë dot nga makina duke gjetur vdekjen.

 

 

Berat/Informacione paraprake.

 

Gjatë natës, në aksin rrugor Berat-Ura e Kuçit, në afërsi të fshatit Poshnje, shtetasi K.M., 28 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka goditur një shtyllë ndriçimi dhe ka rënë në kanalin anësor duke marrë flakë. Për pasojë ka ndërruar jetë brenda në mjet drejtuesi shtetasi K.M.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *