E mërkurë, 28 Tetor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Tragjedi në Lampedusa, 20 të zhdukur pas mbytjes së anijes me emigrantë

Njëzet emigrantë rezultojnë të zhdukur pasi një anije u mbyt në brigjet e ishullit Lampedusa të Italisë,

Sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA, shtatë persona u shpëtuan, përfshirë një fëmijë 7-vjeçar sirian.

Reklamë

Shtatëvjeçari ka humbur nënën e tij dhe do të transferohet në Gjermani, ku ka emigruar babai i tij.

Roja bregdetare italiane po kryen një operacion për gjetjen e të zhdukurve, mes të cilëve janë pesë gra dhe tre fëmijë.

Reklamë

Varka ishte nisur nga brigjet e Libisë dhe shtatë personat e shpëtuar janë shtetas të Sirisë, Sudanit dhe Egjiptit.

Kryetari i bashkisë së Lampedusa, Filippo Mannino, shprehu “shpresën që kjo tragjedi do të jetë e fundit”, sipas ANSA, mes festimeve të Vitit të Ri.

Në vitin 2024, më shumë se 2,000 migrantë vdiqën ose u raportuan të zhdukur ndërsa kalonin Mesdheun qendror, rrugën më të rrezikshme të migrimit në botë./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë