E hënë, 16 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Tragjedi në Kanalin Anglez, përmbytet varka me 110 emigrantë, 5 të vdekur, mes tyre një fëmijë

Të paktën pesë emigrantë kanë humbur jetën sot gjatë tentativës për të kaluar me varkë Kanalin Anglez për të mbërritur ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar.

BBC raporton se mes viktimave është edhe një fëmijë. Në varkë kishte rreth 110 emigrantë, sipas autoriteteve lokale të Francës Veriore.

Gazetat franceze bëjnë me dije se rreth 100 emigrantë u shpëtuan mëngjesin e sotëm nga marina ushtarake franceze.

Tragjedia me varkën e përmbytur vjen vetëm pak orë pas miratimit të projektligjit të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për Ruandën, që synonndalimin e kalimit të emigrantëve ilegalë me varka në kanalin anglez.

Reklamë

Parlamenti britanik miratoi të hënën mbrëma projektligjin shumë të diskutueshëm për deportimin e azilkërkuesve në Ruandë, të cilët hynë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar.

Kryeministri konservator i Britanisë Rishi Sunak tha dje se qeveria e tij është gati të fillojë deportimin e azilkërkuesve në Ruandë brenda 10 deri në 12 javëve.

Konservatorët  e paraqesin projektligjin si një masë kundër imigracionit të parregullt dhe do të bëjnë që refugjatët dhe migrantët, pavarësisht nga origjina e tyre, të deportohen në Ruandë nëse ata kanë hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar, veçanërisht me anije, duke kaluar Kanalin Anglez.

Dhjetëra mijëra emigrantë, shumë prej tyre që ikin nga luftërat dhe varfëria në Afrikë, Lindjen e Mesme dhe Azi, kanë arritur në Britani vitet e fundit duke kaluar Kanalin Anglez me varka të vogla në udhëtime të rrezikshme të organizuara nga bandat e kontrabandës së njerëzve.

Ndalimi i fluksit është një qëllim kryesor për qeverinë, por kritikët thonë se plani për të dëbuar njerëzit në Ruanda është çnjerëzor dhe se vendi i Afrikës Lindore nuk është një vend i sigurt.

Vende të tjera evropiane, përfshirë Austrinë dhe Gjermaninë, po shikojnë gjithashtu marrëveshje për të dërguar azilkërkuesit jashtë vendit./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë