Tragjedi në Has, digjen nënë e bir, djali hyri mes flakëve për ta shpëtuar, por nuk ia doli
Një ngjarje e rëndë ndodhi në fshatin Nikoliq të Hasit, gjatë natës duke u gdhirë e enjtja. Nënë e bir ndërruan jetë pasi banesa e tyre u përfshi nga flakët.
Zjarri që ra në shtëpi alarmoi familjarët të cilët tentan të dalin jashtë. Kryefamiljari Rexh Lushi ka shpëtuar bashkëshorten dhe më pas është future sërish në banesë për të nxjerrë nënë e tij të bllokuar nga flakët, Fatime Lushi.
Fatkeqësisht, zjarri shkatërroi shtëpinë, duke I bllokuar Brenda e duke u marrë jetën.
Nënë e bir janë gjetur nga forcat zjarrëfikëse pasi ndërhyrjes së tyre për të shuar flakët.
Të afërmit tregojnë se zjarri mund të jetë shkaktuar nga luhatja e energjisë elektrike megjithatë grupi hetimor po mbledh ende prova për të zbardhur tragjedinë.
./vizionplus.tv




