E diel, 18 Tetor 2026 Film TV deri në 04:30 Në vijim ora 04:30: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Tragjedi në Greqi, vëlla e motër gjenden pa jetë në banesën e tyre, ja çfarë dyshohet

Një tragjedi ka ndodhur këtë të hënë në Krya Vrysi të Kalambaka-s në Greqi, ku vëlla e motër përkatësisht  73 dhe një 65 vjeçe, janë gjetur pa jetë në banesën e tyre.

Sipas mediave lokale po hetohet nëse vdekjet e tyre janë shkaktuar nga tymi i një sobe që po përdornin për ngrohje. Por ngjarja është e veshur ende me mister, teksa priten rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore.

Reklamë

Policia ka shkuar në vendngjarje për veprimet e nevojshme proceduriale, ndërsa zona është rrethuar me kordon.

Shkaqet e sakta të vdekjes së tyre pritet të sqarohen nga ekspertiza mjeko-ligjore që do të pasojë, teksa do zbardhet dinamika dhe rrethanat.

Vazhdo të lexosh

Reklamë