Foto ilustruese
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të shtunë në fshatin Kutalli, Njësia Administrative Kutalli, në Bashkinë Dimal.
51-vjeçari Altin Hajdari ka humbur jetën pasi është zënë poshtë nga një mur që po shembte në oborrin e banesës së tij. Sipas informacioneve paraprake, Hajdari ishte duke kryer punime në murin rrethues kur ky i fundit është rrëzuar dhe e ka zënë poshtë.
Familjarët kanë tentuar ta shpëtojnë duke e transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Beratit, por mjekët konfirmuan se ai kishte mbërritur pa shenja jete.
Trupi i viktimës është dërguar në repartin e Morgut për t’iu nënshtruar autopsisë mjeko-ligjore.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë së DVP Berat, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje aksidentale.
/vizionplus.tv





