Prokuroria e  Krimeve të Rënda Tiranë ka përfunduar dosjen penale në ngarkim të grupit kriminal i cili tentoi të trafikonte 2 ton e 530 kg marijuanë nga Shqipëria drejt Portit të Ankonës në Itali.

 

Organi i akuzës ka zbardhur edhe të gjithë lëvizjen e sasise së drogës:

 

Më datë 03.01.2017 nga Pika e Kalimit Kufitar Porti Durrës ka dalë për në drejtim të Portit të Ankonës Itali, kamioni tip Benz, me targa të kokës FR 9139 C dhe targa traleri ARB 414, i ngarkuar me sasinë e lëndës narkotike prej 2 ton e 530 kg, me drejtues shtetasin shqiptar Dhimo Koraj, i cili po e trafikonte lëndën narkotike nga Shqipëria duke e kaluar tranzit në Itali dhe me destinacion përfundimtar në Gjermani, ku pritës i saj ishte shtetasi Euron Hoti.

Lënda narkotike është fshehur në mallin drusor pelet, që sipas dokumentacionit shoqërues të paraqitur ishte marrë tek shoqëria AL MEXËOOD SHPK-Grmash-Shqipëri dhe që do të eksportohej nëpërmjet shoqërisë së transportit ALPIROS GROUP 2007-FIER-Shqipëri, në drejtim të porositësit, në adresën e shtetasit Euron Hoti, me gjeneralitetet të falsifikuara, ARTAN ABAZI, me adresë AM SCHAART 127809LEMËEROER-GJERMANI.

Me datë 04.01.2017, nga Autoritetet Italiane është bllokuar për mungesë dokumentacioni tranziti ndërkombëtar automjeti kamion tip Benz, me targa të kokës FR 91 39 C dhe targa treleri ARB 414, me drejtues shtetasin shqiptar Dhimo Koraj.

 

Më poshtë edhe dosja penale e ngritur nga Krimetg e Rënda për seicilin nga 9 personat e arrestuar për këtë sasi të madhe droge:

 

  1. Emiljano Çili lindur më 11 shtator 1982 në Poliçan, Skrapar,  kombësi dhe shtetësi shqiptare,  banues  në Tiranë, me gjendje gjyqësore i padënuar, i hetuar me masën e sigurimit arrest në burg në mungesë,

 

I akuzuar për kryerjen e veprave penale  “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, në bashkëpunim.

  1. Artur Riza lindur më 19 shkurt 1976 në Thumanë, Krujë,  kombësi dhe shtetësi shqiptare,  banues  në Tiranë, me gjendje gjyqësore i padënuar, i hetuar me masën e sigurimit arrest në burg në mungesë,

 

I akuzuar për kryerjen e veprave penale  “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, në bashkëpunim.

  1. Festim Lelaj, lindur më 17 shtator 1970 në Mesaplik, Vlorë, kombësi dhe shtetësi shqiptare, banues  në Tiranë, me gjendje gjyqësore i padënuar, i hetuar në fillim me masën e sigurimit arrest në burg, zëvendësuar më pas me masën e sigurimit “arrest në shtëpi”.

 

I akuzuar për kryerjen e  veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.

 

  1. Harmejlindo Tufa, lindur më 6 shkurt 1995 në Tiranë,  me kombësi dhe shtetësi shqiptare, banues  në Tiranë, me gjendje gjyqësore i padënuar, i hetuar me masën e sigurimit arrest në burg në mungesë,I akuzuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”

 

  1. Juri Bedinaj, lindur më 4 nëntor 1988, lindur dhe banues në Vlorë, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me gjendje gjyqësore i padënuar, i hetuar me masën e sigurimit arrest në burg në mungesë,I akuzuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

 

  1. Arbi Mustafa, lindur më 25 tetor 1983, lindur dhe banues në Vlorë, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me gjendje gjyqësore i padënuar.

 

I akuzuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

  1. Adjel Çaushaj lindur më 15 gusht  1995, lindur dhe banues në Vlorë, me kombësi dhe shtetësi shqiptare,  me gjendje familjare beqar, me gjendje gjyqësore i padënuar,

 

I akuzuar për kryerjen e veprave penale  “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

 

  1.  Skënder Siqeca, lindur më 2 shtator 1964 në Lushnjë dhe banues në Vlorë,  me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me gjendje gjyqësore i padënuar, i hetuar me masën e sigurimit arrest në burg,I akuzuar për kryerjen e veprës penale  “Falsifikimi i dokumenteve” në bashkëpunim.

 

9.Sokol Hamzallari lindur më 3 gusht 1977, lindur dhe banues në Orikum, Vlorë, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me gjendje gjyqësore i padënuar, i hetuar në gjendje të lirë,I akuzuar për kryerjen e veprës penale  “Falsifikimi i dokumenteve” në bashkëpunim  .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *