Kronikë
Trafikuan 2.5 ton drogë në Italisë, Apeli nuk ndryshon dënimin për doganierët

TIRANE, 25.07.2010 - Godina e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
ATSH.Foto: Agim Dobi
Gjykata Apelit për Krime të Rënda ka lene ne fuqi vendimin për grupin që trafikoi 2.5 ton drogë në Itali dy vite më parë.
Reklamë
Apeli la në fuqi edhe dënimin me nga 2 vite burg për punonjësit e doganës, Gëzim Dervishi, Agron Kapllani dhe Milahil Hila, për këtë të fundit u vendos pezullimi i dënimit të mbetur duke kaluar shërbim prove.
Gjithashtu gjykata ka lene në fuqi dënimin për trafikantët me 15 vite për Euron Hotin dhe 13 për Malton Lleshajn. Ndërsa për bashkëpunëtorin e drejtësisë u la në fuqi denimi me 2 vite burg.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




