E hënë, 16 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 01:45 Në vijim ora 01:45: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Trafiku i makinave të vjedhura nga Franca çon në pranga disa policë

Dhjetë punonjës policie janë vendosur nën hetim me akuzën e shpërdorimit të detyrës e kontrabandës.

 

Prokuroria ka bërë me dije se 4 prej efektivëve janë arrestuar dhe 6 të tjerë janë pezulluar nga detyra.

 

Reklamë

Në një konferencë për mediat, prokurorja e çështjes Mirela Zavalani theksoi se efektivët janë të përfshirë në trafikimin e automjeteve.

 

Efektivët akuzohen se kanë lejuar futjen e 54 automjeteve të pa zhdoganuara në Shqipëri.

 

Automjetet sipas prokurores, ishin të vjedhura në Francë.

 

Në konferencë krahas prokurores Zavalani ishin të pranishëm edhe përfaqësues së SHÇBA si dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë