E hënë, 16 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Trafikonte armë për grupet kriminale, 33-vjeçari strehohej në një hotel të njohur në Kolumbi, tentoi të arratisej kur ndërhyri policia

Almir Gjidiaj, 33 vjeç, është arrestuar në Kartagjenë nga policia kolumbiane.

33-vjeçari nga Tropoja ishte shpallur në kërkim pasi akuzohet nga GJKKO si pjesëtar i një organizatë kriminale për trafikim të armëve.

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, mëson se Gjidiaj ishte akomoduar në një hotel të njohur në ishujt Rosario.

Kur policia ka ndërhyrë për ta arrestuar, 33-vjeçari ka tentuar që të arratiset, por është kapur në oborrin e hotelit.

Reklamë

Pas shkëmbimit të informacioneve me Interpol u zbulua se ai kërkohej nga Shqipëria, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e akuzon si pjesëtar të një organizate kriminale për trafikimin e armëve.

Roli i tij kryesor ishte të drejtonte logjistikën dhe transportin për shitjen e armëve të zjarrit me rreze të mesme dhe të gjatë në tregun e zi.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet kolumbiane, do të kryejë procedurat për ekstradimin e 33-vjeçarit në Shqipëri./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë