5 persona kanë përfunduar në prangat e Policisë së Korçës, 1 u shpall në kërkim dhe 1 tjetër u procedua në gjendje të lire, për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit.

Gjatë operacionit policor të koduar “Perimetri”, janë bllokuar 17 shtetas nga vendet e treta, të cilët kishin hyrë ilegalisht nëpërmjet kufirit jeshil me Greqinë dhe po transportoheshin në drejtim të kufirit  me Malin e Zi, me qëllim destinacionin një nga vendet e BE-së.

Rasti i parë u godit në Devoll, ku u arrestuan dy persona, si dhe u shpall në kërkim një i tretë. Ata i kishin premtuar kalimin e kufirit në mënyrë të paligjshme nga Shqipëria në drejtim të Greqisë një 32-vjeçari kundrejt shpërblimit prej 300 euro.

Ndërkohë, në Pogradec u arrestua një 32- vjeçar, i cili në furgonin e tij kishte 13 të huaj që do i transportonte në një destinacion.

Në Maliq, u kapën dy persona, pasi po transportonin me automjet katër shtetas palestinezë. Në momentin e ndërhyrjes së policisë, ata kanë kundërshtuar efektivët dhe kanë tentuar të largohen, por u vunë në pranga.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *