E hënë, 5 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Trafikoi në Shqipëri “Audin” e vjedhur në Poloni, pranga 27-vjeçarit nga Tirana

Një 27-vjeçar i cili trafikoi në Shqipëri një makinë tip “Audi Q3” të cilën e kishte vjedhur në Poloni, është arrestuar nga policia e Lezhës.

Ka nisur hetimi për dy persona të tjerë, një 33-vjeçar i cili kishte porositur Audin dhe një 67-vjeçar qe e mbante në oborrin e banesës.

Reklamë

Në kuadër të operacionit “Sundimi i Ligjit” u arrestua shtetasi K.K, 27 vjeç banues në Tiranë, si dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit I. L., 33 vjeç dhe F. Gj., 67 vjeç, të dy banues në Mirditë.

“Nga hetimet dyshohet se 27-vjeçari ka trafikuar në Shqipëri, një automjet tip “Audi Q3” që rezulton i vjedhur në Poloni. Gjithashtu, dyshohet se porositësi i automjetit ka qenë shtetasi I. L. Në vijim, në oborrin e banesës së shtetasit F. Gj., u gjet automjeti tip “Audi Q3”, i cili u sekuestrua”, thuhet në njoftimin e policisë./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë