E hënë, 16 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Trafikanti vrau oficerin e policisë në Lezhë/ Autori i dyshuar vetëm 21-vjeç (FOTO)

Shpallet në kërkim një shtetas si autor i dyshuar I vrasjes se efektivit të policisë në Lezhë paraditen e kësaj të marte.

Aldo Rama 21-vjeç, dyshohet se është personi që ka qëlluar me armë zjarri drejt oficerit të krimeve të Lezhës, Saimir Hoxha.

44-vjecari ishte pjesë e një grupi efektivesh që kishin shkuar të kontrollinin lagunën e Kune-Vain pas informacioneve se aty ishte mbjelle droge.

Efektivi Hoxha është qëlluar me armë dhe është gjetur I plagosur në një kanal.

Reklamë

Ai ndërroi jetë rrugës për në spital.

Saimir Hoxha nga Puka, kishte disa vite me sherbim ne Shengjin dhe Lezhë.

 

Më shumë video

Reklamë