Radhë të gjata kilometrike janë krijuar këtë fundjavë në qytetin bregdetar të Vlorës.
Fluksi më i shtuar është në rrugën Transballkanike, aty ku lëvizja e automjeteve bëhet me mjaft vështirësi, por edhe në disa akse të tjera brenda qytetit, për shkak të punimeve publike.
Ndonëse sezoni veror nuk ka nisur ende, çdo fundjavë Vlora përballet me një problem të tillë.
Bashkia ka premtuar se sezoni do ta gjejë qytetin bregdetar me punimet të përfunduara në akset problematike.
Ndërkohë, shtimi i automjeteve vjen për shkak të turistëve vendas, të cilët kanë zgjedhur bregdetin për të kaluar ditët e pushimeve të Pashkëve.
/vizionplus.tv