Autoritetet  italiane finalizuan mengjersin e kesajn te marte një operacion për shkatërrimin e dy grupeve kriminale,që trafikonin  droge nga Shqipëria në Itali. Nderhyrja e policise u perqendrua ne Milano ku total ranë në pranga 33 persona.

 

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua edhe nje  shqiptar në fier fale bashkepunimit me autoritetet e vendit tone, raporton Vizion Plus.

 

Burimet bëjnë me dije se behet fjalë për 28 vjecarin, Rosman Sulo, i cili është i vetmi i arrestuar në Shqipëri. Ndërsa në pranga ka rënë edhe një shqiptar tjetër në Itali.

 

Grupet kriminale grumbullonin sasi të mëdha kokainë, hashashi dhe marijuanë në zonen e Lombardise  dhe më pas benin shpërndarjen në rajone të ndryshme të Italisë.

 

Operacioni i koduar  “MIRACOLO 2” është në vijim të njw  operacioni që ka nisur në vitin 2018.

 

Në kuadër të të dy operacioneve janë sekuestruar 4 kg kokainë, 35 kg hashash, 52 kg marijuanë, 260 mije euro, 2 pistoleta me silenciator dhe fishekë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *