Policia ka të bërë të ditur sot se ka vënë në pranga një 41 vjeçar nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike. Sipas policisë në momentin e ndalimit 41 vjeçarit iu gjetën 54 kg kanabis të ndarë në 70 pako.

Njoftimi i plotë i policisë

Shtetasi i lartpërmendur, është paraqitur në dalje të Republikës së Shqipërisë, me mjetin kamion tip “DAF” me targa AA348OX/AER353. Nga shërbimet e Policisë Kufitare, ky i fundit është përzgjedhur për kontroll, fillimisht në vijën e dytë. Pasi janë krijuar dyshime për trafik të lëndëve narkotike, kamioni iu nënshtrua më tej, procesit të skanimit.Gjatë kontrollit të  imtësishëm të ushtruar nga shërbimet e policisë pas verifikimit në skaner rezultoi se në pjesën e poshtme të dyshemesë së rimorkios me targa AER353, u konstatuan të fshehura si dhe u sekuestruan me cilësinë e provës materiale 70 pako të mbështjella me letër natriban, me  peshë 54 KG lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sattiva”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *