E shtunë, 21 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Totozani rekomandim për mospërfshirjen e administratës në fushatë

Avokati i Popullit, Igli Totozani në vijim të paketës së rekomandimeve për procesin e zgjedhjeve parlamentare në vend, i është drejtuar të premten ministres së Inovacionit dhe Administratës Publike, Milena Harito dhe të gjithë kryebashkiakëve në vend, ku i kërkon të marrin masa për mospërfshirjen e punonjësve të administratës qendrore dhe vendore në fushatë elektorale, gjatë orarit zyrtar të punës.

 

Në rekomandimin e tij Totozani thotë se në rast se do të konstatohen raste konkrete do të kërkohet marrja e masave disiplinore në përputhje me dispozitat e Kodit të Punës apo të Nëpunësit Civil, ndaj atyre punonjësve që anashkalojnë detyrat dhe misionin e tyre të ngarkuar nga Kushtetuta dhe ligji.

Vazhdo të lexosh

Reklamë